Maddox refuzon të takojë të atin Brad Pitt

Mediale Vip

Maddox refuzon të takojë të atin Brad Pitt

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 09:40
Angelina Jolie, Brad Pitt dhe Maddox

Duket se marrëdhënia babë e bir mes Brad Pitt dhe djalit e tij të madh Maddox, po ftohet.

Një burim i afërt me familjen e cila  po përjetoj një situatë të trazuar që nga 19 shtatori i muajit që lamë pas, ka thënë për ‘Us Weekly’ se në takimin që Pitt kishte me fëmijët e tij një javë më parë, Madox djali i madhi çiftit Jolie-Pitt, ka preferuar të mos e takojë të atin.

Takimi mes aktorit 52 vjeçar dhe 5 fëmijëve të tjerë përshkruhet si mjaft emocionues, por ajo që nuk mund të kalonte pa u vënë re , ka thënë burimi është trishtimi i Pitt për mungesën e të birit të tij në këtë takim.

‘Ai pëlqu të rrinte me mamanë e tij, dhe refuzoi të shkonte me vëllezërit dhe motrat, për të takuar babain” ka thënë burimi.

Kujtojmë se ndaj Pitt nisën hetimet disa ditë më parë , për shkak se ai akuzohet nga ish bashkëshortja e tij se ka goditur djalin e tij 15 vjeçar, Maddox  gjatë një fluturimi me avion nga Franca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat