Çifti mbretëror shqiptar shijon muajin e mjaltit

Mediale Vip

Çifti mbretëror shqiptar shijon muajin e mjaltit

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 19:05
Princ Leka dhe Elia Zaharias

Shqipëria një javë më parë gëzoi një dasmë mbretërore.

Kjo pasi Princ Leka II dhe Elia Zaharia kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, duke ndarë kështu moment të bukura të një ceremonie madhështore në Pallatin Presidencial.

Por pasi gjithcka u realizua sipas planit të tyre, çifti mbretëror tashmë ka filluar muajin e tyre të mjaltit tash e disa ditë.

Përmes rrjetit social Instagram, me një fotografi të publikuar, Princ Leka II shihet pothuajse i përqafuar me gruan e tij tashmë Princeshën Zaharia.

Fotografinë çifti në fjalë e kanë shoqëruar dhe me mbishkrimin ‘’Duke shijuar ditët e para të muajit tonë të mjaltit’’

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat