Shqiptari Ardi Klimenta për stilin e tij unik shumë i kërkuar kudo

Mediale Vip

Shqiptari Ardi Klimenta për stilin e tij unik shumë i kërkuar kudo

Nga: Maksim Gjokaj Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:12
Ardi Klimenta

Besoni sepse është e vërtetë se bëhet fjalë për një vogëlush shumë simpatik dhe me stil unik, i cili ende nuk i ka mbushur 4 vjec dhe ka mijëra fansa në rrjetet sociale. Tashmë njihet nga të gjithë kudo në botën shqiptare madje ka bërë kuriozë edhe agjensitë dhe mediat e huaja.

Quhet Ardi Klimenta, djaloshi i vogël por i madh në famë që po flasim, i cili është me origjinë nga Peja e Kosovës, por jeton në Bern të Zvicrës. Ardi të befason në pozat që bën, taman si një top model, me një stil unik dhe i dashur pë të gjithë.

Ditët e fundit e kemi parë kudo në mediat shqiptare nga programi i RTV21 në KTV e deri te kanali më i ndjekur në Shqipëri në Top Channel, ku flasin dhe kanë dëshirë ta kenë të ftuar. Ne mësojmë se edhe një gazeta shumë e njohur në Zvicër dëshiron ta ketë si personazh shumë shpejt në faqet e saj.

Ai është vërtetë një top model pasi ka edhe disenjatoren e tij shumë të talentuar Lena Hoxha me brendin Look@Me, ndërsa më 28-29 Tetor ai sapo ka realizuar edhe foton zyrtare nga fotografi i njohur Veton Osmani së bashku me bukuroshen këngëtare Ari Blu ku janë imazh i eventit më të madh të modës në Kosovë, Prishtina Fashion Nights Instanbul Dental, e Ardi është i ftuar special në këto netë mode. Ai është kaq i vogël por që tash me një famë shumë të madhe, imagjinoni se ku do ta shohim atë kur të rritet edhe pak, gjithmonë duke përfaqësuar në mënyrën më të mirë shqiptarët në botën e modës.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat