Një shqiptare pretendente kryesore për ‘Grammy’

Mediale Vip

Një shqiptare pretendente kryesore për ‘Grammy’

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:57
Bebe Rexha

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” është shumë muaj larg (Shkurt 2017) , por në tavolinat e pjesëtarëve të Akademisë Muzikore kanë mbërritur emrat pretendetë për trofetë e arta.

Burime të brendshme nga Akademia e “Grammy” kanë treguar për site të ndryshme amerikane se emrat kryesorë janë Adele, Beyonce, Rihanna, Kanye West, Chance the Repper, Justin Bieber, Kendrick Lamar,  e ndër emrat e përmendur është ajo e Bebe Rexha-s.

Bëhet fjalë për kategorinë “Best New Artist”, ku nominohet emrat e rinj më të mirë gjatë gjithë vitit.

Ky vit ka qenë mëse i suksesshëm për Bebe-n, duke nisur që nga bashkëpunimi me Nicki Minaj, “No Broken Hearts” e deri tek bashkëpunimi me Martin Garrix, “In The Name of Love”. Përveç këngëve, shqiptarja është bërë pjesë e shumë evenimenteve muzikore të rëndësishme në botë si MTV Video Music Awards 2016, Billboard Aëards etj, kurse ditën e nesërme pritet të performojë në koncertin e bamirësisë së TIDAL: 10/15 përkrah emrave të njohur si Beyonce, Alicia Keys, Nicki Minaj, Lauryn Hill, Common, Emeli Sande e shumë të tjerë.

“Best New Artist” pritet të vërë përballë Bebe-t, Shawn Mendes, Rachel Platten, Charlie Puth dheTwenty One Pilots.

Nëse kjo bëhet realitet, atëherë Bebe është shqiptarja e parë që nominohet në një ceremoni kaq të rëndësishme sa ç’është Grammy Awards, ku edhe nominimi është fitore. Deri atëherë le të kryqëzojmë gishtat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat