Këngëtarja shqiptare flet pa dorëza: Në Shqipëri na ofrojnë para për seks

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare flet pa dorëza: Në Shqipëri na ofrojnë para për seks

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 14:25
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristerin, e cila njihet  si një nga këngëtaret me të suksesshme të skenës shqiptare, ka folur pa dorashka dhe ka treguar realitetin e muzikantëve e këngëtareve në Shqipëri.

Sipas Peristerit, persona të ndryshëm, normalisht të pasur, u ofrojnë para në këmbim të seksit. Ajo shprehet se vetë, personalisht askush nuk i ka ofruar diçka deri më tani, pasi “çdo njeri e pozicionon vetë veten kundrejt të tjerëve, por në Shqipëri kështu funksionon”.

E pyetur nga mediat shqiptare se sa është shuma që ofrojnë për një natë, Anxhela nuk ka ditur të japë një përgjigje, por ka deklaruar se ky është një fenomen që ndodh rëndom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat