Victoria Beckham: ‘Është e vështirë t’i bësh të gjitha’

Mediale Vip

Victoria Beckham: ‘Është e vështirë t’i bësh të gjitha’

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 19:38
Victoria Beckham, David Beckham me fëmijët

Victoria Beckham thotë për Vogue Australia se burri i saj David Beckham është ‘tepër mbështetës’ për punën e saj, por dizajnerja insiston se familja është primare.

Ajo kohët e fundit ka pranuar se nuk ka kohë për një jetë sociale mes punës dhe kujdesit për katër fëmijët e saj Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, shkruan DailyMail.

Tani Victoria Beckham, 42 vjeçare, ka thënë se dëshiron të jetë “nëna më e mirë dhe gruaja më e mirë”.

Bukuroshja zeshkane ka pranuar se ndërsa familja vjen e para, ajo është në gjendje të përqendrohet në punën dhe biznesin e saj në saje të mbështetjes së familjes së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat