Mësime stili nga JLo, si të dukesh seksi pa u veshur në mënyrë provokuese

Mediale Vip

Mësime stili nga JLo, si të dukesh seksi pa u veshur në mënyrë provokuese

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 20:34
Jennifer Lopez

Edhe pse Java e Modës sapo ka mbaruar, duket se personazhet e famshëm kanë adoptuar menjëherë stilet e ndryshme që u propozuan në pasarelë nga shtëpi të ndryshme mode.

Vërtetim për këtë është shfaqja e fundit e Jennifer Lopez, që la për pak mënjanë fustanët e saj të preferuar dhe zgjodhi një look serioz.

Çfarë veshi Jennifer?

Image

Ajo ka zgjedhur një palë pantallona me shtat të lartë tweed të stilistit Brunello Cucinelli, një bluzë të zezë pas trupit, një xhaketë me viza të të njëjtit stilist dhe çizme sipër kyçit në të njëjtën ngjyrë me pantallonat.

 Ja nga ku është frymëzuar. 

Image

Nga pasarela e Stella McCartney.

 Si ta vishni: një femër nuk është e thënë të vishet në mënyrë provokative për t’u ndjerë seksi. Mjafton vetëm të dijë si të kombinojë saktë veshjen e saj. Për veshjet e përditshme në zyrë, mund të zgjidhni pantallona me shtat të lartë, të cilat t’i kombinoni me bluza apo këmisha pas trupit. Mos harroni që nëse zgjidhni taka, me siguri silueta juaj do të duket më elegante dhe tërheqëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat