Orinda Huta nuse në jetë, pas shtatë vitesh nuse në pasarelë

Mediale Vip

Orinda Huta nuse në jetë, pas shtatë vitesh nuse në pasarelë

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 09:40
Orinda Huta

Ajo mund të quhet nusja e pasarelave, pasi për shtatë vite e kemi parë të veshur me të bardha në sfilatat e “Geraldina Sposa”.

Vitin e kaluar Orinda vendosi ta lërë me kaq këtë eksperiencë si modele VIP e fustaneve të nusërisë, pasi po përgatitet që të vishet nuse në jetë.

”I kam provuar të gjitha emocionet e mundshme që të jep ky fustan, por tani ka ardhur koha të vishem nuse në jetë”, është shprehur ajo në intervistat e saj. Si nuse ka spikatur për ekstravagancën e fustaneve të shkurtër, dhe portretin e qeshur, duke thyer mitin e vajzave të trishtuara dhe të përlotura ditën e dasmës. “Asnjëherë nuk kam veshur fustane të stilit të princeshave apo Hirushes”, tregon ajo ndërkohë që për dasmën e saj, një fustan do e marrë tek “Geraldina” dhe një tjetër do e stilojë tek miqtë e saj stilistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat