Ndiqet Kim Kardashian

Mediale Vip

Ndiqet Kim Kardashian

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 17:31
Kim Kardashian

Një ditë përpara sulmit dy persona kanë ndjekur mbretëreshën e rrjeteve sociale, Kim Kardashian.

Bëhet fjalë për dy paparacët të cilët thonë se kanë qenë dëshmitarë, kur dy hajdutët kanë ndjekur  nga pas Kim Kardashian.

Pas shfaqjes së Balmain të enjten në mbrëmje , njëri nga  paparacët ka thënë se dy hajdutët e kanë ndjekur zonjën Karadashian deri tek  restaurant  “Ferdi”.  Ai tha  është I sigurt që dy hajdutët ishin njëri me veturë dhe tjetri me skuter dhe se ishin nga Franca.

Një tjetër paparaci thotë ti ketë njohur të dyshimit, dhe është shprehur i sigurt se ata nuk ishin as fotografë e as fansa. Njëri prej tyre  është pyetur rreth punës së tij , dhe përmes deklarimit të  rrejshëm ai ka thënë njëherë se është fqinj i Kimit, e më pas ka thënë se është polic.

Kim Kardashian i janë vjedhur bizhuteri me vlerë prej 10 milionë dollarë, në banjë të rezidencës së saj në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat