Aktorja shqiptare i drejtohet 'Zizit' me një mesazh të dhimbshëm

Mediale Vip

Aktorja shqiptare i drejtohet 'Zizit' me një mesazh të dhimbshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2016 Në ora: 22:56
Mimoza Selimi dhe Aziz Salihu

Ish boksieri Aziz Salihu është një emër i madh i sportit shqiptar. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka më shumë se 111 ditë që është shtruar në spital, fillimisht në Prishtinë, pastaj u transferua në njërën nga spitalet e Stambollit dhe fatmirësisht nga një gjendje e rëndë, tani është shumë e mirë. Ai ka të dëmtuar pankreasin, por gradualisht po i përmirësohet. Mimoza Elezi, aktorja shqiptare në Turqi, e cila merr pjesë në shumë seriale dhe filma turk, disa herë e vizitoi legjendën e boksit dhe së fundi i drejtohet me një mesazh të dhimbshëm. "Legjenda e Boksit Aziz Salihu! Prej vitesh me grushtin e tij prej çeliku ka rrokullisë në tribuna boksierët në prezente përpara gjithë botës. Tani me grushtin e tij gjigant përplasi për tokë sëmundjen...

Image

 

Vrapon drejt shëndetit të tij të plotë si Shqiponja në Alpe që kthetrat ia fut gjarpërit në tokë dhe pa frymë e lë.. Dhe një krenari e madhe që ka rritur një vajzë heroinë që për asnjë moment s'ja lëshoj dorën babës saj, që me gjithë zemër besoj që babi saj do të gjejë shëndetin... Si vajza, djali dhe dhëndri me dashurinë e tyre treguan virtytet e larta familjare Shqiptare...Të shkuara miku im... Ditet e fundit në spital. Gëzim dhe lumturi për shëndetin tënd të plotë...", shkruan aktorja në profilin e saj në facebook. Ajo dha edhe një prononcim të shkurtër për gazetën kombëtare "Bota sot" duke thënë: "Legjenda gjeti shëndetin e tij dhe nënshtroj sëmundjen. Kur doktorët thonin nuk ka asnjë shpresë jetese".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat