U puthën në buzë, si e komenton këtë veprim gruaja e Devis Mukës

Mediale Vip

U puthën në buzë, si e komenton këtë veprim gruaja e Devis Mukës

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 22:07
Puthja

Gati një vit pasi u bë baba i vajzës Negin, aktori Devis Muka ka hedhur një tjetër hap në karrierën e tij në televizion, pasi ka marrë drejtimin e “Fiks Fare” bashkë me aktorin tjetër të njohur Dorian Ramalliu.

Nata e parë të emisionit investigativ në “Top Channel” u shoqërua me shumë komente në media dhe rrjetet sociale, për shkak të puthjes në buzë mes dy aktorëve, që njihen për humorin e veçantë gjatë rubrikës “Pa limit” në “E Diell”.

Por ndërkohë që Ramalliu është beqar, Devisi është i martuar dhe baba i një vajze. 32 vjeçari përjetoi ndjesinë e prindit për herë të parë, pas ardhjes në jetë të vajzës Negin, nga lidhja e tij disavjeçare me partneren, Nertila Teme, e cila nuk është pjesë e artit, shkruan ‘Story’.

Mesa duket Devisi ka gjetur personin e duhur në krah, përderisa ajo e kupton kaq mirë në punën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat