Kylie nuk e ka problem që aksidentalisht të mbetet shtatzënë

Mediale Vip

Kylie nuk e ka problem që aksidentalisht të mbetet shtatzënë

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 20:35
Kylie Jenner, Tyga

Kylie Jenner mund të jetë 19-vjeçare, por sipas të dhënave të fundit, ajo ka menduar shumë për të pasur fëmijë me të dashurin e saj 26-vjeçar, Tyga.

“Së fundmi ajo i ka thënë miqve të saj se nëse do të mbetej shtatzënë në mënyrë aksidentale, do të ishte shumë në rregull për të”, ka thënë një burim për Hollywood Life. “Ajo nuk është se po tenton në mënyrë aktive, por e di që aksidentet ndodhin dhe do të ishte shumë “cool” me atë skenar”.

A thua si do të reagonte Tyga, i cili është baba i një djali trevjeçar të quajtur King Kairo, nëse ky “incident” do të ndodhte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat