Kush është mashkulli që po e puth Bebe Rexha?!

Mediale Vip

Kush është mashkulli që po e puth Bebe Rexha?!

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 18:04
Bebe Rexha, puthja

Suksesi i saj shtrihet jashtë trevave shqipfolëse. Me hapa të sigurtë ajo ka depërtuar në skenën e muzikës ndërkombëtare  falë talentit dhe zërit të saj të veçantë.

Është fjala për këngëtaren Bebe Rexha e cila përveç të tjerave njihet edhe për stilin e veçantë.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse e disa bashkëpunimeve të sukseshme me këngëtarë të famshëm si Nicki Minaj, Afrojack, David Guetta e të tjerë.

Sukses të madh po gëzon edhe bashkëpunimi i fundit i këngëtares me producentin DJ Martin Garrix të cilët sollën pak kohë më parë këngën me titull “In The Name Of Love”.

Këngëtarja shqiptare poashtu ka edhe relacione mjaft të mira me producentin gjë të cilën e ka treguar edhe përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ku shfaqet duke i dhënë një puthje miqësie atij dhe duke e quajtur “vëlla”.

Përkundër kësaj jeta private e këngëtares mbetet larg syrit të publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat