Dua Lipa intervistë për Hunger Magazine: Babai im ishte inspirimi im

Mediale Vip

Dua Lipa intervistë për Hunger Magazine: Babai im ishte inspirimi im

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 shtator 2016 Në ora: 17:34
Dua Lipa

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka treguar në intervistën e saj dhënë magazinës Hunger se ajo është inspiruar nga babai Dukagjin Lipa - një këngëtar i muzikës rock në Kosovë. 21 vjeçarja ka mbi 115 milion shikime në kanalin e YouTube, ndërsa është e lindur në Londër nga dy prindërit shqiptarë.
“Babai im është këngëtar në Kosovë, pra jam rritur e rrethuar me muzikë në shtëpi. Përveç babait grupe tjera muzikore që kanë ndikuar në krijimtarinë time janë  Sting, David Bowie, Stereophonics,” tha ajo, përcjell botasot.info. “Megjithatë albumi i parë që rash në dashuri ishte Whoa, Nelly! nga Nelly Furtado dhe Missundaztood nga Pink, kur unë isha vetëm gjashtë vjeç. Ata lanë gjurmë tek unë dhe sot e kësaj dite i përmend.”

Me pas ajo ka treguar se pamja e jashtme dhe veshjet kanë qenë pjesë e rëndësishme e jetës së saj dhe se çdoherë ka dashur të duket disi më ndryshe - “Dëshiroja ta dallohem.”

Tekstet e mia nuk reflektojnë mendimet e mia

Dua tregon se tekstet e dhimbshme në këngët e saj nuk reflektojnë atë që ajo në të vërtetë është. “Shumica e inspirimit tim vjen prej trishtimit, sepse është emocioni që qëndron pas mendimeve të mia dhe është rruga më e lehtë për t’i harruar gjërat përmes muzikës.”

Intervistën e plotë mund ta shikoni në Hunger Magazine./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat