Kim sqaron se kujt do t’ia japë votën

Mediale Vip

Kim sqaron se kujt do t’ia japë votën

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 19:26
Kim Kardashian

Kim Kardashian di të tërheqë vëmendje jo vetëm me fotografitë eksplicitë që i publikon, por edhe me vendimet e saj kur tema është serioze.

Është spekuluar se 35-vjeçarja ka ndërruar mendje dhe dëshiron të votojë për Donald Trump, mirëpo ajo ka vendosur të sqarojë gjithçka.

Ylli televiziv ka thënë se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti dhe se më 8 nëntor vota e saj do të jetë për Hillary Clinton.

Ka pasur spekulime se ajo mund të votojë për Donald Trump.

Image

“Jam me të. Kam menduar për gjërat e rëndësishme për mua, të cilat tejkalojnë gjithçka tjetër, si kontrolli i armëve dhe mbrojtja e të drejtave të femrave dhe aborti legal”.

“E kuptova se pa asnjë pikë dyshimi jam me Hillaryn. Jam me të. Besoj se Hillary do ta përfaqësojë vendin tonë dhe është më e kualifikuara për këtë punë”.

“Këtë vit nuk votoj vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi, prandaj kam menduar mirë para se të vendos”, ka deklaruar Kim duke sqaruar se ka respekt të madh për Trumpin dhe beson se ai përpiqet ta bëjë Amerikën më të sigurt dhe më të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat