Capital T në stadium për të ndjekur Shaqirin

Mediale Vip

Capital T në stadium për të ndjekur Shaqirin

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 19:07
Capital T

Reperi nga Kosova, Capital T, ka qëndruar në Staffordshire për të ndjekur ndeshjen e futbollit ndërmjet Stoke Cityt dhe West Bromwich Albion.

E gjitha kjo për të përcjellë nga afër mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili është rikthyer nga lëndimi.

“Erdha të mbështes vëllanë tim, Xherdan Shaqiri, për kthimin e tij nga lëndimi, ndeshje e shkëlqyer”, ka shkruar reperi në postimin e tij.

Takimi përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), me golat e Joe Allen dhe Jose Salomon Rondon.

Image

Shaqiri luajti nga minuta e parë në atë ndeshje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 88-të. 
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat