Justin Bieber për pak i shpëton sulmit në Mynih

Mediale Vip

Justin Bieber për pak i shpëton sulmit në Mynih

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 17:55
Justin Bieber

Justin Bieber u shpëtua nga një goditje falë një vajze gjermane me veshje tradicionale.

Bieber po ecte mes turmës në klubin e natës “Heart” në Mynih, kur aksidentalisht i goditi supet me një person. Ky ishte dhe momenti kur situata u bë e nxehtë.

Sipas dëshmitarëve, personi që deshi ta sulmonte kishte tentuar gjatë gjithë natës që ta tërhiqte vëmendjen e këngëtarit, por pa sukses – dhe kur u takuan ballë për ballë ai vendosi ta sulmojë.

Por Justin kishte dy armë sekrete me vete – partnerin e tij të biznesit John Shahidi, i cili e rrëzoi sulmuesin në tokë, dhe një zeshkane tërheqëse e cila e zhvendosi në zonën e sigurtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat