Elhaida Dani pjesë e spektaklit “Notre Dame de Paris”

Mediale Vip

Elhaida Dani pjesë e spektaklit “Notre Dame de Paris”

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 13:47
Elhaida Dani

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani do të jetë pjesë e spektaklit muzikor ““Notre-Dame de Paris”, që do të shfaqet në Pallatin e Kongreseve në Paris në 23 nëntor.

Duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, Elhaida Dani, shprehet në një postim në Facebook se “me shumë kënaqësi më në fund mund të lajmëroj pjesëmarrjen time në produksionin e fundit të Notre-Dame de Paris – France, i cili do të shfaqet ne Pallatin e Kongreseve të Parisit duke filluar nga 23 nëntori”.

Në këtë spektakël muzikor Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në kastin e dytë.

Elhaida Dani është fituese e disa çmimeve si Star Akademi, Top Fest, The Voice of Italy.     

Ajo u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH në 2014 , çmim që e bëri të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat