Dua Lipa si Amy Winehouse dhe Nelly Furtado

Mediale Vip

Dua Lipa si Amy Winehouse dhe Nelly Furtado

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:44
Dua Lipa

Revista “Rolling Stone” ka shkruar se Dua Lipa është një ndër 10 artistët e rinj më të mirë të muajit.

Përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram, revista ka theksuar se këngëtarja shqiptare është një ndër zërat që duhet të dëgjohet.

“Dua Lipa është një nga 10 artistët tanë më të rinj të cilët duhet të njiheni këtë muaj. Ajo është perfekte për të gjithë fansat e Amy Winehouse, Nelly Furtado dhe Jessie Ware”, shkruan në njoftimin e revistës në Instagram.

Dua ka pohuar se gjithmonë ka qenë adhuruese e muzikës së zhanrit pop, ndërsa ka zbuluar se albumin e parë që e ka blerë ishte e Nelly Furtados.

“Unë kam qenë gjithnjë një fanse e muzikës pop. Albumi i parë që kam blerë ishte e Nelly Furtados , “Whoa, Nelly!”. Më vonë bleva edhe albumin e Pink, “Missundaztood”. Ky ishte momenti kur mendoja ‘Unë dua të bëhem si këto këngëtare’”, tha për “Rolling Stone”, Dua.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat