Yjet e Hollivudit: Votoni kundër Donald Trump!

Mediale Vip

Yjet e Hollivudit: Votoni kundër Donald Trump!

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 13:23
Ilustrim

Shumë yje të Hollivudit si Robert Downey Jr dhe Scarlett Johansson u drejtuan thirrje amerikanëve për t’u regjistruar në listat elektorale për të marrë pjesë masivisht në votim, por gjithashtu për të penguar avancimin e Donald Trump, në një videomesazh të publikuar dje.

Kjo ishte një iniciativë e ”Save the Day”, ku komiteti i nismës politike kontribuon në financimin e fushatës së një kandidati, në rastin konkret të Hillary Clintonit, përfaqësuesja e Partisë Demokrate.

Ky komitet u krijua me iniciativë të skenaristit amerikan, Joss Whedon që ka drejtuar dy pjesë nga saga “Avengers”.

“Të martën, më 8 nëntor, ky vend do të marrë vendimin më të rëndësishëm në historinë e tij”, thanë Robert Downey Jr dhe Scarlett Johansson.

“Keni përgjegjësinë për të qenë pjesë e këtij vendimi”, vijuan ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat