Familja elegante e Kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri

Mediale Vip

Familja elegante e Kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 21:37
Familja e Kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri

Kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë prezantojnë para publikut familjet e tyre. Këtij trendi i është bashkuar edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili ka qenë i ftuar special në edicionin e 12-të të spektaklit ‘Zhurma Video Music Awards’

Në praninë e shumë qytetarëve, Luta ka parakaluar në tapetin e kuq të këtij eventi së bashku me gruan Miken, vajzën Këngën dhe djalin e vogël e shumë simpatik, Lumin.

Tapetit të kuq i është shtuar edhe më shumë glamuri nga parakalimi i të parit të Gjilanit me familjen e tij.

Përndryshe Haziri ka ndarë njërin ndër çmimet kryesore Best Video të cilin e fitoi Enca & Noizy me ‘Bow Down’.

Me këtë rast, Kryetari i Gjilanit është shprehur i lumtur që ka qenë pjesë e kësaj ngjarje të veçantë siç shprehet vetë Lutfiu.

Lumi edhepse i vogël në moshë ka idollin e tij. Lumi është fansi më simpatik i reperit shqiptar, Noizy. Kjo u bë e ditur gjatë ndarjes së çmimit kryesor të spektaklit.

‘Zhurma Video Music Awards 12’ edhe këtë vit është mbajtur me mbështetjen e Komunës së Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat