Getinjo arsyeton përleshjen e armatosur mes Noizyt dhe Cozman!

Mediale Vip

Getinjo arsyeton përleshjen e armatosur mes Noizyt dhe Cozman!

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 13:44
Getinjo

Edhe reperi kosovar ka folur rreth incidentit të armatosur mes Noizyt dhe Cozman.

Getinjo ka thënë se i vjen keq rreth kësaj përleshje mes artistëve, por justifikon faktin se këto gjëra ndodhin në botën e repit dhe hip-hopit.

Kështu ka thënë Getinjo për emisionin Reload të RTV Duakgjinit, ndërsa ka zbuluar edhe shumë gjëra shumë të pathëna rreth karrierës.

“Mua më vjen keq se çfarë ka ndodhur. Por, kur je reper mund të ndodhin këso lloj gjërash pasi bota e hip-hopit dhe repit e ka këtë gjë. Asnjëherë nuk kisha dashur të gjendesha në atë pozitë që dikush me humbur jetën”, tha ndër të tjerash Getinjo.

Ndryshe, Getinjo ka paralajmëruar edhe projektin e ri, por nuk ka zbuluar detaje rreth këngës së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat