Adele i dedikon koncertin e saj ndarjes së Brad Pitt me Angelina Jolie

Mediale Vip

Adele i dedikon koncertin e saj ndarjes së Brad Pitt me Angelina Jolie

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 13:19
Adele

?Adele po i thoshte publikut ?lamtumirë, në një koncert të saj të mbajtur në Madison Square Garden të Nju Jorkut, kur vendosi t'i kushtojë vëmendje lajmit të fundit për ciftin ‘Brangelina’.

Adele i kushtoi koncertin e saj lajmit të fundit të ndarjes mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja 28 vjeçare ka adresuar çështjen mes arenës së mbushur të martën, duke e quajtur divorcin e tyre "fundin e një epoke."

"Unë po ja dedikoj këtë shfaqje sonte atyre," tha hit këngëtarja Adele.

"Nuk më pëlqejnë thashethemet dhe jeta personale është private," pranoi ajo. "U zgjova këtë mëngjes, dhe unë isha e tronditur", tha Adele.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat