Era, përkrahje edhe nga Ambasada e Kosovës në Bullgari

Mediale Vip

Era, përkrahje edhe nga Ambasada e Kosovës në Bullgari

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 22:45
Era Istrefi dhe

Stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje ishte i pranishëm në koncert për t’i dhënë përkrahjen këngëtares.

Koncerti i madh i Era Istrefit nuk ka mbetur pa u pa edhe nga përfaqësuesit e Kosovës në shtetin e Bullgarisë, konkretisht ambasadorit Shpend Kallaba.

Këngëtarja nga Kosova, tanimë me famë botërore, Era Istrefi, në kuadër të ‘The Energy Tour’ përkrahur nga CocaCola dhe në bashkëpunim me ‘The Voice TV’, ka përformuar para para një publiku prej rreth 30 mijë personash të mbledhur në qendër të Sofjes.

Era Istrefi ishte ylli kryesor i mbrëmjes, e cila në fund të përformancës së saj para publikut, falënderoi edhe ambasadorin Kallaba dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës për përkrahjen e dhënë në këtë koncert.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat