Ilir Balija, mjaft modest në ZHURMA

Mediale Vip

Ilir Balija, mjaft modest në ZHURMA

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 20 shtator 2016 Në ora: 20:56
Ilir Balija

Nuk mungon ka disa vite në eventin më të rëndësishëm muzikor në Kosovë, sic është ZHURMA Video Music Awards. Po flasim për Ilir Balija, organizatorin dhe drejtuesin e IB Events, i cili është parë edhe këtë herë në tapetin e kuq si gjithmonë i veshur me stil, përkrah artistëve dhe miqve të tij, si i ftuar special, megjithëse modestia e tij nuk e lejon që të dalë e të shfaqet në skenë, e për këtë si gjithmonë u jep mundësi një miku artist që cmimin ta dorëzoi ai.

Iliri është një prej personazheve që përkrah sa ka mundësi evente të tilla, por ka edhe shpirt artisti, e këtë e ka dëshmuar edhe në protagonizmin e tij në filmin “Zori”, por mundohet si gjithmonë të ndihmojë edhe artistët e rinj duke i mbështetur ata e shoqëruar kudo.

Megjithëse jeton në Gjermani pasi atje përvec se organizon evente më të ndjekurat për shqiptarët, ai drejton edhe biznesin e tij, por e ndan ndoshta edhe muajin që të jetë në Kosovë kur ka ftesa serioze nga producentët dhe miqtë e tij. Pak javë më vonë Ilirin e pret një tjetër event i modës ku kompania e tij IB Events do të jetë bashkë me B Models dhe do të sjellin Prishtina Fashion Night më datën 28 dhe 29 tetor.BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat