Këto gjëra nuk i keni ditur për Angelina Jolie

Mediale Vip

Këto gjëra nuk i keni ditur për Angelina Jolie

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 18:14
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Në vitin 2015 u shënua rikthimi në ekran i Brad Pitt dhe Angelina Jolie me filmin “By the Sea”.

Ndryshe nga Mr. & Mrs. Smith, filmi, i shkruar dhe i drejtuar nga Jolie, tregon historinë e një çifti të viteve të 70’a të cilët shkojnë për ca kohë në Evropë në përpjekje për ta ndrequr martesën e tyre.

Për ta kujtuar këtë rikthim në ekran të Jolie dhe anën e saj regjisoriale, më poshtë mund t’i mësoni gjërat që nuk i keni ditur për të.

1. Me dëshirë të nënës së saj, Marcheline Bertrand, Jolie provoi modelimin kur ishte vetëm 14 vjeçe por u zhgënjye shumë dhe e braktisi atë.

2. Gjatë fëmijërisë Jolie kishte dy simpati: Spock-in nga Star Trek dhe Anthony Perkins nga Psycho. Më 1999, ajo u paraqit në “The Daily Show With Jon Stewart” dhe shpjegoi ndjenjat e saj për Vulcan.

3. Pasi Jolie lindi vajzën e saj Shiloh më 2006, ajo dhe Pitt shitën fotografitë e para të foshnjës për 4.1 milionë dollarë, para këto të cilat çifti i dhuroi për bamirësi. Kur binjakët e Jolie dhe Pitt lindën më 2008, fotografitë u shitën për 11 milionë dollarë, duke arritur një rekord për fotografitë më të shtrenjta të foshnjave që janë blerë ndonjëherë. Përsëri, çifti i dhuroi paratë për bamirësi.

Shikojeni Angelina Jolie dhe Brad Pitt prapa skenave në filmin By the Sea:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat