Vicky dhe Jessy, fituesit e natës së dytë të “Dance With Me”

Mediale Vip

Vicky dhe Jessy, fituesit e natës së dytë të “Dance With Me”

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 23:36
Vicky dhe Jessy

Me një performancë të konsideruar si të “shkëlqyer” nga juria, Vicky dhe Jessy sollën një atmosferë elektrizuese në skenën e “Dance With Me”, duke rrëmbyer edhe kupën e natës së dytë të këtij superspektakli.

12 çiftet u ngjitën me radhë në skenën e “Dance With Me”, që transmetohet vetëm në ekranin e Televizionit Klan, duke sjellë performanca tepër interesante, që u duartrokitën pafund nga publiku.

Të parët që e hapën këtë mbrëmje ishin Albani dhe Bora, të ndjekur nga Nardi dhe Greta. Edhe këtë herë nuk munguan komplimentet nga juria e duartrokitjet për politikanin Nard Ndoka, që duket se kërcimin e ka talent të fshehur. Madje publiku nuk i kurseu as brohoritma për të, duke e thërritur në emër.

Xumi dhe Fjolla, Renato e Laura, me performancat e tyre sollën ritëm e duartrokitje pafund.

Me një kërcim kontemporan Besi dhe Arnita magjepsën publikun e “Dance With Me”.

Mes emocioneve, duartrokitjeve dhe shakave nuk munguan edhe kritikat nga anëtari i jurisë, Robert Aliaj. Shkak u bë performanca mes Xum Allushit dhe Fjollës, që Aliaj tha se vetëm vals nuk mund të quhej, madje vazhdoi ironinë duke e konsideruar si karikaturë Xumin gjatë këtij vallëzimi.

Megjithatë, me ndërhyrjen e Valbona Selimllarit, e cila shpjegoi se performanca e tyre ishte ndërruar minutën e fundit, gjithçka u sheshua shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat