Adele nuk do të ketë koncerte për 10 vjet

Mediale Vip

Adele nuk do të ketë koncerte për 10 vjet

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 17:01
Adele

Adele ka munguar në skenë dhe nuk ka pasur turne qysh nga viti 2011.

Por duket se tash Adele do të ndërprejë turnetë e saj për më shumë se një dekadë.

Duket se ylli 28 vjeçar do të ketë sërish një pauzë nga turnetë, në fund të turneut të saj aktual.

Burime të afrta me këngëtaren duket se do të heqë dorë nga të gjitha performansat e saj për tu fokusuar në djalin e saj, Angelo.

“Adele nuk dëshiron të humbë asnjë moment të rritjes së Angelo, dhe për të është një vendim i lehtë për të hequr dorë nga turnetë dhe performansat e saj për të. Ajo aktualisht thotë se nuk do të bëjë një turne të madh sikur ky aktual për dhjetë vjetët e ardhshme”, ka thënë një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat