“Rita Ora shumë egoiste”

Mediale Vip

“Rita Ora shumë egoiste”

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:16
Rita Ora dhe Simon Cowell

Simon Cowell – ‘bosi’ i show-t të talenteve “X Factor”, shprehet se ish-anëtaret e jurisë së spektaklit Rita Ora dhe Cheryl janë shumë egoiste për të qenë pjesë e panelit.

Sipas 56-vjeçarit ato janë më të përqendruara tek karriera e tyre sesa në përkushtimin ndaj artistëve të rinj, duke qenë se vendosën të mos jenë më pjesë e jurisë.

Për këtë ai i zëvendësoi këngëtaret me Nicole Scherzinger dhe Sharon Osbourne.

“Kur je i ulur si anëtar jurie në të tillë format, duhet t’i pëlqesh të tjerët. Në të kundërt nuk mund ta bësh këtë punë. Është shumë e thjeshtë… Ka një problem, këngëtarët nuk duan të zbulojnë ‘yjet’ e rinj. Nuk është në ADN-në e tyre. Ata mendojnë vetëm për veten!”, thotë Cowell.

Por nuk është vetëm ky problemi, pasi shumë prej fansave të show-t kanë filluar të pyesin për vërtetësinë e garës, që nga momenti kur u zbulua se një nga garuesit jo vetëm që është regjistruar në një studio muzikore, por madje ka performuar në një koncert.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat