Nuk do ta besoni sa shumë vite diferencë kanë Elvir Muriqi dhe e fejuara e tij

Mediale Vip

Nuk do ta besoni sa shumë vite diferencë kanë Elvir Muriqi dhe e fejuara e tij

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:35
Elvir Muriqi me të fejuarën

Boksieri i njohur shqiptar i cili këtë profesion e ka ushtruar në Amerikë, së fundmi i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me fejesë dashurinë e tij me Kaltrinën.

Në një intervistë të dhënë për “21 gradë” Elviri ka treguar edhe diferencën që ka në moshë me të fejuarën e tij, Kaltrinën.

Elviri dhe Kaltrina  kanë plot 16 vite e gjysmë diferencë në moshë. Elviri është 37 vjeçar ndërsa Kaltrina në muajin Shtator mbush 21.

Ai ka treguar se nuk e ka problem këtë diferencë në moshë, pasi thotë se është i aftë të adaptohet me të gjitha moshat.

Në anën tjetër edhe e fejuara e tij ishte e ftuar në emision dhe thotë se nuk e ka aspak problem dallimin në moshë.

Çifti treguan ndër të tjera se ata u njoftuan përmes familjeve të tyre. Ndër të tjera Elviri i dhuroi edhe një puthje të fejuarës së tij live në emision të cilin mund ta shihni më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat