Këtë pjesë të fytyrës e ka Gjystja me botoks

Mediale Vip

Këtë pjesë të fytyrës e ka Gjystja me botoks

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 20:54
Gjyste Vulaj

Këngëtarja 39 vjeçare nga Mali i Zi gjithmonë është përfolur me nota pozitive për pamjen e saj edhepse është bërë nënë në moshë të re.

Në një intervistë së fundmi në emisionin “21 gradë”, ajo pranon publikisht se ka bërë ndërhyrje në fytyrë, shkruan lajmi.net.

Gjystja tregon se në muajin Janar ka bërë ndërhyrjen e parë me botoks për të hequr rrudhat e syve ndërsa në muajin Korrik ka bërë të dytën.

“Kisha nejt edhe pa bukë veç, jo, si lejoj kto vijat me mu pa ktu”, u shpreh këngëtarja edhe pse thotë se nuk ka pasur shumë nevojë as tash të ndërhyjë por thotë që më mirë me kohë ti ndalojë rrudhat e syve.

Momentin kur ajo flet për pamjen e saj dhe ndërhyrjen e gjeni prej minutës 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat