Kështu po i kalon mbrëmjet verore Kristela

Mediale Vip

Kështu po i kalon mbrëmjet verore Kristela

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 00:18
Kristela Gjoka

Nga një personazh periferik që nuk ngjallte ndonjë interes në publik, prezantuesja nga Shqipëria, Kristela Gjoka befasishëm muajve të fundit u shndërrua në një prej emrave më të komentuar.

Martesa, ndarja, akuzat mizore për abort e shoqëruan përgjatë Korrikut e Gushtit bukuroshen që realisht nga çfarë po reflekton në rrjete sociale, nuk duket të ketë çarë kokën për fjalët.

Në top formë në linjat trupore dhe stil të veshjes, Kristela tashmë e rikthyer në Shqipëri po shijon verën dhe kohën e lirë.

Në një prej fotove të fundit nga mbrëmjet verore, ajo shihet teksa kalon kohë të mirë pranë plazhit në pushimet e stërzgjatura verore. Nuk dihet se kush po e shoqëron bukuroshen meqenëse në imazhe, ajo shfaqet gjithmonë vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat