Zhvillime të reja tek ‘Kafeneja jonë’

Mediale Vip

Zhvillime të reja tek ‘Kafeneja jonë’

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 22:15
Kafeneja jonë

Pak javë më parë, seriali ‘Kafeneja jonë’ u rikthye me një episod test që theu rekorde të shikueshmërisë dhe vulosi faktin se ndërprerja e papritur e serialit ishte hap krejtësisht i gabuar.

E megjithëse episodi i parë u pëlqye shumë, ajo që mungoi ishte objekti i Kafenesë që së fundmi ka nisur të punohet.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e serialit ku të paktën një detaj do të bartet nga e kaluara, dera e famshme e gjelbërt.

Ndryshe, nëse gjithçka shkon siç planifikohet, rikthimi i serialit në Gjirafa.com pritet të vazhdoj me episode të reja përgjatë vjeshtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat