Kendall Jenner i del punë me policinë

Mediale Vip

Kendall Jenner i del punë me policinë

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 15:07
Kendall Jenner

Kendall Jenner, ka pasur një incident me një fans të sajin. Ajo ka vërejtur se dikush po e ndiqte jashtë shtëpisë së saj në West Hollywood të dielën mbrëma.

Supermodelja 20 vjeçare, po hynte në shtëpinë e saj dhe e kishte vërejtur një burrë duke qëndruar te porta, shkruan TMZ.

Ajo e kishte hapur portën private, dhe personi në fjalë i kishte shkuar prapa. Kendall është tmerruar dhe menjëherë e ka thirrur policinë.

Kendall ka qëndruar në veturën e saj derisa ka arritur policia që e ka arrestuar personin nën dyshimin për ndjekje të një personi të famshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat