Harroni të gjitha, Anela është bomba shqiptare

Mediale Vip

Harroni të gjitha, Anela është bomba shqiptare

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 10:13
Antonela Xhika

Quhet Antonela Xhika dhe është me prejardhje nga Pogradeci i bukur, por jeton prej vitesh në Gjermani, ku ka përfunduar shkollën dhe ka punuar për një kohë si stjuardesë.

Ajo është me nxehtë se kjo verë, është nga ato femra që nuk kalojnë pa rënë në sy. 21 vjeçarja me trup perfekt e me stil ekstravagant, pos që ka punuar si stjuardesë, është marrë edhe me modelizëm, ku ka reklamuar për brende të njohura si Zara, H&M e Lancóme.

Është parë duke sfiluar edhe në "Prishtina Fashion Night". Por, ëndrra e saj përherë ka qenë muzika. Bukuroshja që e vogël ka mbajtur kurse muzikë e këndimi, por ishte reperi 2Ton dhe studio e tij "InArtStudio", që i dhanë mbështetje të fuqishme.

Antonela, e njohur si Anela, tani ka realizuar këngën e dytë me videoklip. Kënga dhe videoklipi i saj sjellë frymë të re në tregun muzikor vendor. Kënga titullohet "A e don" dhe është krijuar në studion "LilBeats", të Liberian Selimit. Videoklipi është punuar nga "XL films".

Anela shfaqet si një super bombë dhe s'ka dyshim që ajo shumë shpejtë do të jetë një nga më të kërkuarat e tregut muzikor. Ju ftojmë ta dëgjoni "A e don" nga Anela:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat