Taylor Swift në ditë të vështira

Mediale Vip

Taylor Swift në ditë të vështira

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 11:23
Taylor Swift

Mesa duket ky nuk është vit i mbarë për princeshën e popit Taylor Swift. Pas ndarjes me Calvin Harris dhe zënkave që ka krijuar me Kim Kardashian dhe Kanye West mbi hitin “Famous” dhe tekstit ku Kanye ofendon Taylor, duket se fati i keq për këngëtaren nuk mbaron këtu.

Para pak ditësh ajo humbi një numër të madh fanses kur u shfaq në media “graffiti” mural që mbante datën e lindjes dhe të vdekjes së këngëtares si simbol ironik për karrierën e saj të dështuar.

Ajo çka ka ndodhur pak orë më parë është se këngëtarja 27-vjeçare nuk ka marrë asnjë nominim në “Video Music Awards” dhe ky fakt e ka mërzitur shumë atë. E vetmja gjë e mirë që po i ndodh këto kohë është lidhja e saj me Tom Hiddleston, i cili po kalon kontinentet vetëm për të ngushëlluar bjonden Taylor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat