Elvana e Beyonce me fustan të njëjtë, në të njëjtën ditë (Foto)

Mediale Vip

Elvana e Beyonce me fustan të njëjtë, në të njëjtën ditë (Foto)

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 14:16
Elvana Gjata, Beyonce

Ndërkohë që shijojmë fotografitë e Elvanës këto ditë, ajo që na tërhoqi vemendjen ishte rastësia e çuditshme midis saj dhe Beyonces.

Në videon dhe fotografinë që këngëtarja ka publikuar, rastësisht, vëmë re se ka veshur të njëjtin fustan me Beyonce-n, shkruan anabel. Bëhet fjalë për një krijim Gucci, verë 2016, me ngjyra dhe motive lulesh. 

Të dyja këngëtaret e kanë veshur gjatë kohës që po kalojnë në pushime, në të njëjtën ditë. Beyonce në Paris , ku ka shkuar edhe si pasojë e turit të saj "Formation" sëbashku me familje. Edhe Elvana e ka veshur në të njëjtën ditë, kur ka pulikuar dhe videon e saj, gjatë pushimeve që po kalon në Itali. 

E vetmja gjë që i dallon është fjongo e zezë që Beyonce ka vendosur t'i shtojë fustanit në pjesën e sipërme të tij.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat