Mediumi që bëri kthesë në mediat shqiptare (Foto)

Mediale Vip

Mediumi që bëri kthesë në mediat shqiptare (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 27 qershor 2016 Në ora: 18:52

Meda: Fillimisht më lejoni që t'ju uroj 21-vjetorin e gazetës kombëtare "Bota Sot". Sigurisht që kjo gazetë është një nga gazetat më të lexuara dhe më të shpërndara jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë diasporën. Patjetër që kanë qenë jo të pakta momentet kur jam gjendur me gazetën "Bota Sot" në dorë jo vetëm për artikujt interesantë që ka patur, por edhe për t'u informuar pasi pjesa dërrmuese e reklamave për koncerte bëheshin tek kjo gazetë me të vërtetë shumë të suksesshme. Në ditët që jemi dhe me një teknologji që po ndryshon dita-ditës është bërë edhe më e thjeshtë shpërndarja e informacionit me anë të portaleve të ndryshme. Në përfundim më lejoni t'ju uroj edhe një herë përvjetorin e gazetës dhe të përshëndes të gjithë stafin e kësaj gazete.

Safete Mustafa: Ne e lexojmë shpesh kur jemi në Kosovë dhe në Diasporë. Ju urojmë shumë e shumë vite dhe vetëm të suksesshëm qofshi “Bota sot”. Ju falenderojmë që na mbani edhe me shumë informacione e me rubrika të ndryshme duke pasqyruar realitetin shqiptar kudo në botë.

Burim Hoxha: “Bota sot” ka festuar gjithashtu edhe unë kët datë e kam 1 vjetorin e fejesës. “Bota sot” është një gazetë e cila ju ka qëndruar besnik lexuesve gjithmonë duke sjellë aktualitete më të ndryshme në vend. Unë jam lexues i rregullt i gazetës dhe i uroj 21-vjetorin. Urime e suksese të pandalshme!.

Ana Kabashi: “Bota sot” për mua është njëra ndër gazetat më të mëdha në vendin tonë, e cila gjithmonë ka qenë e kompletuar dhe e saktë me informatat dhe punën e saj. Madje më kujtohet edhe si e vogël që gjithmonë “Bota sot” ka qenë ajo që e kam marë për të lexu (Qesh), sepse emri i gazetës më ka bërë kurioze “BOTA SOT”. Imagjinoja veten si pjesë të rubrikës show-biz dhe sot jam pjesë e saj që më bën mjaft krenare. Urime 21-vjetori i “Bota sot”, shpresoj që të keni jetë edhe më të gjatë dhe punë të mbarë gjithmonë.

Mera Zymeri : Ne si familje e kemi lexuar gazetën “Bota sot”, si gazetë e shtypur në kohërat e më hershme, po flas për kohën kur nuk ishte aq prezente dhe aq në formë, sikur që është tash interneti, thuajse për çdo ditë. Kurse tani në këtë kohë në të cilën po jetojmë, gjithçka po funksionon përmes internetit. Dhe në internet i shikoj temat e gazetës “Bota sot” që më interesojne si p.sh. kultura, bota e yjeve, temat sociale etj. Të gjithë stafit e njëkohësisht gazetës “Bota sot” i uroj suksese në punë dhe të jetë burimi i lajmeve të vërteta dhe informim sa më korrekt të lexuesve.

Vjollca Buqaj: Uroj gazetës “Bota sot” 21 vjetorin e punës së saj. Është një ndër gazetat që më së miri e pasqyron realitetin e të gjitha ngjarjeve të fushave të ndryshme në të gjitha trojet shqiptare, dhe me plot të drejtë quhet gazetë kombëtare. Unë personalisht gjithmonë e kam lexuar e kohëve të fundit marr informacion nga portali i kësaj gazete.

Arbnora Ademaj: Është një medium informimi për këto dy dekada me radhë duke na informuar për të gjitha ngjarjet dhe njohuritë gjithandej. Periudha ma e vështirë e informimit ka qenë ajo para lufte ku ju na keni dhënë informacione se çka po ndodh përrreth nesh. Tash kur teknologjia ka përparuar është më lehtë të bëhet informimi. Sot festoni 21-vjetorin e mediumit që bëri kthesë në median shqiptare, uroj që të festoni vite pafund të sukseseve tuaja në këtë fushë!

Naser Berisha: Happy birthday “Bota sot“, me kënaqësi më të madhe ju uroj ditëlindjen e 21-të dhe ju dëshiroj edhe shumë e shumë vite të tjera në këtë veprimtari. “Bota sot” por edhe shumë gazeta të tjera për mua kanë qenë të rëndësishme që nga fillimi i karrierës të cilat e kanë përcjellur veprimtarinë time, e besa edhe një lloj shtytje për punë të mëtutjeshme në botën e muzikës. Sa herë që më jepet rasti edhe këtu në Gjermani e blej në formë të shtypur, por edhe kur nuk kam mundësi ta blej mundohem që të jem aktual përmes gazetës online me më të rejat nga bota e muzikës dhe e politikës. Urime dhe gëzuar edhe një herë i pershendes te gjithe lexuesit e juaj dhe adhuruesit e muzikës sime!

Violeta Kajtazi: “Bota sot'' ka shumë vite që e lexoj, një ndër gazetat e mia të preferuara! E lexoj edhe në gazetë të shtypur shpesh, por çdo ditë e lexoj se çfarë ka të reja në portal. Uroj nga zemra 21-vjetorin, festoftë edhe shumë ditëlindje! Faleminderit që çdo herë na ka përkrahur ne artistëve! Gëzuar!

Shemi- Ilirët: Gazeta “Bota sot” është e preferuara ime dhe në të unë gjej temat që më flenë, ndaj e përgëzoi stafin dhe vetëm vazhdoni kështu.

Neki Emra: Së pari dua të uroj 21-vjetorin e gazetës “Bota sot”. Atëherë kur ishte më së vështiri ka funksionuar gazeta “Bota sot”. Me të vërtetë një punë e jashtëzakonshme dhe pjesë e të gjitha proçeseve ka qenë edhe “Bota sot”. Me vite të tëra e kam lexuar gazetën tuaj, dhe ju uroj për profesionalizmin. Kohëve të fundit më shumë arrij ta lexoj portalin dhe ju komplimentoj sidomos sa i përket pjesës së shoë-bizit, ngase jeni të mrekullueshëm. Ne si artistë kemi bashkëpunim shumë të mrekullueshëm dhe mendoj që jemi të paraqitur në mënyrën më të mirë për të gjithë ata që janë të interesuar për risitë që i sjellim. Urime! Urime! Urime!.

Gresa Behluli: Shumë suksese gazetës. Unë e lexoj rregullisht dhe është gazetë serioze, e zakonisht lexoj shoë-biz por dhe rubrika të tjera.

Argjend Amiti: Edhe shumë vitë të tjera të suksesshme dhe i falenderohem babait tim i cili thujase çdo ditë ma sjell gazetën “Bota sot” në shtëpi këtu në Zvicër. Dhe shyqyr që kemi këtë gazetë për tu informuar ne shqiptarët këtu, por lexoj shumë për sportin edhe show-biz meqë edhe i përkasj kësaj fushe. Urime gazeta më e mirë “Bota sot”!.

Vida Kunora: Një mijë urime në ditëlindjen tënde të 21 -të! “Bota sot” gazeta më prestigjioze në mbarë trojet shqipfolëse, ku përmes informacioneve, lajmeve e rubrikave keni informuar çdo shqiptari, dhe e keni sjellë atdheun në çdo cep të botës. Përgëzime stafit, gazetarëve e redaktorëve për punën e palodhur, suksese dhe Zoti ju Bekoftë!.

Adelina Emini: E përgëzoj punën e deritanishme që e ka bërë gazeta e juaj, dhe uroj që edhe më tutje të qëndroni në top gazetën dhe portalin më të lexuar. Rubrikën që e lexoj më së shumti ekonomi dhe show bizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat