Të famshmit që e kuqën Francën

Mediale Vip

Të famshmit që e kuqën Francën

Nga: Maksim Gjokaj Më: 13 qershor 2016 Në ora: 14:27
Ilustrim

Të gjithë shqiptarët gjatë të shtunës ishin të përqëndruar për të parë ndjeshjen Shqipëri-Zvicër. Megjithëse fati dhe shpresa nuk u realizua që të fitonte Shqipëria, të gjithë me vëmendje afër apo larg tyre, qoftë edhe pranë një ekrani televiziv përkrahën djemtë e kombëtares.

E kur mediat e huaja e quajtën kombëtaren shqiptare “Heroike”, shqiptarët thuajse të gjithë aty ku jetonin u veshën kuq e zi, e disa që kishin mundësi e kishin rezervuar shumë kohë më herët biletën për ta parë këtë ndeshje në stadium e treguan më reale praninë e tyre me plot foto e video.

Nuk ishin vetëm polikanët e njohur shqiptarë si Kryeministi i Shqipqërisë Edi Rama, i cili u fokuesua teksa këndohej himni shqiptar në fillim të ndeshjes, por edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Lens të Francës për të mbështetur Shqipërinë, por edhe përkrahur djemtë me origjinë nga Kosova që luanin edhe në skuadrën kundështare. E ky i fundit në rrjetet sociale ka bërë namin me foto, pasi ka qenë edhe me emra të njohur të shoë-bizit si reperin Noizy, aktorin Blerim Destani, aktorin Xhevdet Jashari, reperin MC Kresha.

Madje Presidenti e kishte shkruar këtë rrugëtim edhe në rrjetin e tij social ku përmende edhe artistët që ishin me të. Por në këtë stadium nuk ka munguar edhe këngëtari Meda i veshur me fanellën kuq e zi, ku ka postuar edhe foto së bashku me ish futbollistin dhe menaxherin Enis Fetahu. Edhe gazetari i njohur Blendi Fevziu është parë duke bërë tifo shumë të madhe në këtë stadium, por nuk ka munguar edhe modeli dhe futbollisti Argjent Amiti, i cili jeton në Zvicër.

E në këtë stadium veshur kuq e zi është parë edhe Dj Da Lool, apo siç quhet në të vërtetë Lulzim Avdullahu, por edhe këngëtari i njohur Naser Berisha. Femrat e njohura të shoë-bizit si duket nuk kanë nxituar të jenë në këtë stadium, megjithëse femra të shumta jo të njohura por mjaft të zjarrta kanë rënë në sy edhe nga mediat e huaja, duke i krahasuar ato jo vetëm tifoze shumë interesante por edhe të bukura.

Ndrësa ishin dy femra të bukura shqiptare që për faktin se janë njëra e fejuara e Granit Xhakës e tjetra nusja e Xhemajlit që u fokuesuan shumë në tribunë. E kemi fjalën për Leonita Lekaj dhe shkodranen Erjona Sulejmani që megjithëse ndiqnin njerëzit e tyre të jetës, ato përkrahnin edhe Shqipërinë. Këta ishin pak a shumë tifozeria më e fkaktë e persoanzheve VIP të cilët kishin kuqur rrugët e Francës.

Ndrësa le ta mbyllim me thënien për të gjithë ata që ishin pranë kësaj ndeshje që gazeta e njohur italiane e sportit kishte shkruar per Shqipërinë edhe shqiptarët “Mund të jesh hero edhe kur humbet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat