Luiz Ejlli zbulon se po punon me Elgit Dodën për projektet e reja muzikore

Mediale Vip

Luiz Ejlli zbulon se po punon me Elgit Dodën për projektet e reja muzikore

Më: 28 maj 2023 Në ora: 07:00
Luiz Ejlli dhe Elgit Doda

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli tashmë ka nisur punën për këngë të reja.

Pas përfundimit të BBVA, Luizi lansoi një duet në bashkëpunim me aktorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Albania 1, Donald Veshaj.

“2 Shotsa” u mirëprit nga fansat e tyre, ndërsa tani këngëtari nga Shkodra ka ndarë një imazh ku shihet në një studio muzikore me kantautorin, Elgit Doda.

“Mishi kokërr”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e fotos që postoi për fansat në Instagram.

Përveç kësaj, Ejlli më parë ka njoftuar gjithashtu se pritet të sjell bashkëpunime me emra të njohur si Yll Limanin, Elvana Gjatën, Noizyn e Stinen.

Ndërkohë, 37-vjeçari pas daljes nga shtëpia e famshme ka nisur edhe koncertet dhe mbrëmje muzikore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat