Për 8-vjetorin e Princit George, Kate dhe William publikojnë një foto të re

Mediale Vip

Për 8-vjetorin e Princit George, Kate dhe William publikojnë një foto të re

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:21
Familja mbretërore

Princi George mbush tetë vjeç sot, më 22 korrik, dhe siç është traditë familja mbretërore ka ndarë një foto të re të shkrepur nga Kate Middleton.

Dje, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit postuan një portret të ri të Princit George përpara ditës së tij të madhe.

"Mbush 8 vjeç (!) Nesër", -është mbishkruar fotoja.

Duket se çdo ditë që kalon, Princi George i ngjan gjithnjë e më shumë babait të tij.

Kate dhe William e kanë si traditë që në çdo ditëlindje të tre fëmijëve të tyre, publikojnë nga një foto të re, të bërë nga vetë dukesha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat