Pas 10 vitesh lidhje, martohet Erion Isai!

Mediale Vip

Pas 10 vitesh lidhje, martohet Erion Isai!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 00:20
Erion Isai, Ajlin Petrela

2 vite më parë, Erion Isai u shpreh se ishte gati të bënte një dasmë me bashkëshorten e tij për të celebruar në mënyrën më të bukur vitet e tyre të dashurisë.

“Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë”, tha Isai i cili është babai i një vajze.

Mirëpo për shkak të pandemisë planet e tyre u anuluan dhe sot në 10-vjetorin e lidhjes, bashkëshortja vendosi të surprizonte Isain në formën më të veçantë.

Ditën e sotme Erioni ishte njoftuar nga stafi i bashkisë që drejton se do të celebronte një çift dhe atëherë kur nuk e priste para tij u shfaq e veshur me fustan të bardhë nusërie partnerja, Ajlin Petrela. Kështu, më në fund ata të dy kanë arritur të realizojnë dasmën e tyre, për të cilën kishin shprehur dëshirën prej kohësh.

Erioni dhe Ajlin janë njohur bashkë gjatë kohës që studionin në Universitetin e Arteve dhe sot që kanë 10 vite të dashuruar janë edhe prindër të 2 vajzave, Ajër dhe E’dua.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Isai (@erion_isai)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat