Reperi shqiptar publikon imazhin më të ëmbël të vajzave të tij: Dy zemra që më kanë freskuar jetën

Mediale Vip

Reperi shqiptar publikon imazhin më të ëmbël të vajzave të tij: Dy zemra që më kanë freskuar jetën

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 08:00
Lyrical Son, Gresa dhe vajzat

Në janar të këtij viti Lyrical Son u bë për herë të dytë baba i një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Erika.

Sigurisht që ky ishte një tjetër bekim i madh për reperin dhe partneren e tij, Gresa, dhe Lyrical ka thënë shpesh se ai është shumë i lumtur që është baba i dy vajzave.

Në jo pak raste Lyrical Son publikon në rrjete sociale momente të ndryshme nga përditshmëria me vajzat, duke treguar se ai është një baba shumë i kujdesshëm ndaj tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Faleminderit Zotit per keto dy ❤️ qe ma kan fresku jeten. Foto by: Wifey, e fustanat by @edonadesigns ?.

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson) on

Së fundmi ai ka postuar një nga imazhet më të ëmbla të vogëlusheve, në të cilën shihen të dyja veshur me fustane në stil princeshe.

Përkrah fotos së Evës dhe Erikës, Lyrical ka shkruar: “Faleminderit Zotit për këto dy zemra që më kanë freskuar jetën”.

Dy vogëlushet kanë ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën, por më e vogla duket se është një kopje e babait të saj në tipare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat