Dukesha e Sussex rebelohet kundër protokollit mbretëror

Mediale Vip

Dukesha e Sussex rebelohet kundër protokollit mbretëror

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 07:58
Meghan Markle

Meghan Markle dhe Princ Harry janë përballur vazhdimisht me probleme ligjore kundrejt medias kohët e fundit, por mesa duket dukeshës nuk i intereson më opinioni i tyre.

Duke marrë parasysh dramën e gjithë kësaj periudhe është e qartë se shumë njerëz nuk i pëlqejnë.

Në intervistën e saj të fundit, Meghan u shpreh se nuk do t’ja dijë se çfarë thuhet për të dhe se nuk dëshiron që të jetë e dashur nga njerëzit.

Duke qenë se ajo është fokusuar te disa kauza më të rëndësishme, preferon që të komentohet vetëm rreth tyre.

Ajo shtoi se nuk i interesonte se çfarë titulli i vendosnin, dukeshë, Meghan Markle, aktorja e “Suit”, por thjesht kërkon që njerëzit të jenë vetvetja rreth saj.

Për ta vërtetuar se nuk do ecën sipas protokollit mbretëror, ajo e zhvilloi këtë intervistë vetëm, e pa shoqëruar, diçka që mbretëresha, Princ William dhe Kate Middleton nuk e kanë bërë kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat