Dua Lipa konfirmon se po planifikon duet me Miley Cyrus

Mediale Vip

Dua Lipa konfirmon se po planifikon duet me Miley Cyrus

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:10
Dua Lipa me Miley Cyrus

Dua Lipa po planifikon një bashkëpunim të mundshëm me Miley Cyrus.

Ajo bëri bujë me rritje të famës, ndërsa fitoi dy çmime Grammy në fillim të këtij viti, shkruan DailyMail.

Dua Lipa, 24 vjeç, tani ka konfirmuar një bashkëpunim të mundshëm me superyllin Miley Cyrus, 26 vjeç – duke pretenduar se ato të dyja ‘po mendojnë të bëjnë diçka bashkë’.

Image

E ftuar tek “Capital Breakfast”, ajo u pyet nga Roman Kemp se a kanë ndonjë plan dhe tha “Potencialisht, potencialisht, unë jam fanse e madhe e saj dhe ajo është kaq e bukur dhe po, ne po mendojmë të bëjmë diçka së bashku në të ardhmen e afërt”.

“Asgjë nuk ka ndodhur akoma, por ne po flasim për të..”, tha ajo teksa foli për ish-yllin e Disney, e cila aktualisht është në një romancë të re me Cody Simpson.

Dua Lipa po vazhdon ta mbajë statusin e yllit botëror, ndërsa pasuria e saj thuhet se është rritur në 14.4 milionë dollarë, nga 3.5 milionë dollarë.

Autorja e hitit “One Kiss” dhe “IDGAF” është paraqitur edhe në kampanjat e “Adidas”, “Jaguar” dhe së fundi u bë imazh i parfumit të ri të “YSL”, Libre.

Dua Lipa aktualisht ndodhet në Londër, pa të dashurin e saj, Anwar Hadid, me të cilin ishte bashkë gjithmonë kohën e fundit.

Dyshja filluan lidhjen në fund të qershorit, menjëherë pas ndarjes së Duas nga i dashuri i saj, Isaac Carew.

Sipas burimeve, Dua dhe Anwar po jetojnë me qira në një apartamend në Nju Jork.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat