Vesa Luma i uron ditëlindjen motrës së saj: Do të jesh gjithmonë muza ime

Mediale Vip

Vesa Luma i uron ditëlindjen motrës së saj: Do të jesh gjithmonë muza ime

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:13
Vesa Luma

Motra e Vesa Lumës, Mjellma Luma, feston sot ditëlindjen e saj. Këngëtarja shqiptare ka vendosur ta urojë atë publikisht nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory-n’ e saj, ku nuk i ka kursyer aspak fjalët e bukura për motrën. “Gëzuar ditëlindjen motrës më të mirë në botë. Do të jesh gjithmonë muza ime. Shpresoj që jeta jote të jetë e mbushur me lumturi dhe gëzim”, ka shkruar Vesa. Përveç dedikimit të ndjerë të saj, ajo çfarë bie më shumë në sy është ngjashmëria e Mjellmës me këngëtaren, pasi ato kanë të njëjtin shikim, buzëqeshje, si dhe të njëjtën ngjyrë apo model flokësh. Kujtojmë se prej kohësh, Vesa jeton midis Zelandës së Re dhe Shqipërisë, për të qenë sa më pranë familjes së saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat