Dukagjin Lipa: Qëllimi i ‘Sunny Hill’ është promovimi i Kosovës dhe artistëve tanë

Mediale Vip

Dukagjin Lipa: Qëllimi i ‘Sunny Hill’ është promovimi i Kosovës dhe artistëve tanë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:35
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Organizatorët e Sunny Hill Festival dhe përfaqësues nga Birra Peja nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit 3-vjeçar.

Dukagjin Lipa, organizator i këtij evenimenti , falënderoi Birra Pejën për bashkëpunimin e ofruar, teksa shpalosi qëllimet e këtij festivali për këtë vit dhe vizionet e tij për vitet e ardhshme. 

Lipa: Qëllimi i Sunny Hill Festival është promovimi i vendit tonë 

“Qëllimi i Sunny Hill Festival është promovimi i vendit tonë, artistëve tanë, mundësia e ndarjes së platformës së Sunny Hill me artistë shumë të mëdhenj botërorë edhe me artistët lokalë. Kemi kënaqësinë dhe fatin që kemi bashkëpunëtorë shumë të mirë, të cilët e kuptojnë rëndësinë e festivalit dhe  platformës që kemi. Shpresojmë që prej vitit në vit do të jemi sa më të fortë dhe të jemi pikë referuese për regjionin, falë festivalit dhe mysafirëve, të cilët do t’i sjellim për çdo vjet më të mëdhenj” , tha Lipa.   

Ai tha se synojnë që në të ardhmen të ketë rritje audiencës së festivalit, ku brenda pesë viteve të ardhshme pritet që festivali të jetë pesëditorë. 

Drejtori i kompanisë Birra Peja, Ernest Jusufi, tha se festivali Sunny Hill përmirëson imazhin e Kosovës. 

Jusufi: Bashkëpunimi me Sunny Hill Festival do të vazhdojë edhe për tri vjet

“Ne me Dugin edhe me Sunny Hill Festival kemi bashkëpunuar prej vitit 2016, kur ka qenë koncerti  i parë për bamirësi i Dua Lipës. Do të vazhdojmë edhe tri vjetët e ardhshme, 2019, 2020, 2021. Shpresoj se do të vazhdojmë edhe më shumë, po shpresoj që krejt Evropa ka me ardhur në Kosovë për të ndjekur këtë festival, t’i shohë artistët që performojnë në Kosovë dhe njëkohësisht ta shohin shtetin tonë i cili është një shtet që mund të ketë një ndejë të hareshme, pasi ka shumë lajme negative për shtetin tonë”, tha  Jusufi.

Duke folur rreth mbështetjes institucionale për festivalin, Lipa theksoi  se mbështetja kryesore vjen nga rinia kosovare. 

Lipa: Na ndihmojnë me pjesën logjistike dhe me përkrahje morale 

“Ne mikpritjen e gjejmë te rinia kosovare. Prapë potencoj faktin që ne nuk e bëjmë këtë për kurrfarë qëllimi tjetër, përpos promovimit të vendit. Na ndihmojnë me sende tjera, na ndihmojnë me pjesën logjistike, na ndihmojnë me përkrahje morale, kështu që në rregull jemi”, tha Lipa. Organizatori Lipa tregoi se ky është viti I fundit që Sunny Hill Festival do të mbahet në ‘Gërmi’, por nuk zbuloi se ku do të jetë destinacioni tjetër. Ndryshe, festivali Sunny Hill mbahet nga data 2 deri 4 gusht.

***

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Edhe sivjet në parkun e Germisë, do të mbahet festivali ‘Sunny Hill’ i cili ka mbledhur emra të mëdhenj botëror për t’i njohur me Kosovën dhe publikun e mahnitshëm shqiptar.

Gjatë një konference për media, Dukagjin Lipa foli sot lidhur me organizimin e sivjetmë se tregoj se qëllimi vazhdon të jetë i njëjti, pra promovimi i Kosovës nëpërmjet festivalit ‘Sunny Hill’ dhe prurja e artistëve që janë në krye të top listave boëtore.

“Qëllimi gjithmonë i festivalit është promovimi i vendit tonë, promovimi i artistëve tonë. Mundesia e ndarjes se platformës së Sunny Hill festival me artista shumë të mëdhenj botëror”, tha ndër të tjera Lipa i cili shtoj se nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe do të vazhdojnë punën që në pesë vitet e ardhshme ‘Sunny Hill’ të vijë edhe si festival 4 ose ndoshta edhe 5 ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat