Motrat Mustafa kanë për të thënë edhe diçka lidhur me këngën ‘Çika e nanës’

Mediale Vip

Motrat Mustafa kanë për të thënë edhe diçka lidhur me këngën ‘Çika e nanës’

Më: 21 prill 2019 Në ora: 23:14
Motrat Mustafa

Motrat Mustafa po e shijojnë suksesin e këngës ‘Çika e nanës’. Përveç tjerash, kënga mori vëmendje edhe për problemet që shfaqi mes Motrave Mustafa dhe këngëtares Shyhrete Behluli.

Dyshja patën mospajtime, me Motrat që akuzojnë Behlulin për ‘huazimin e idesë së këngës’. E këngëtarja e hitit ‘Je e vetmja’ tha se emri i saj po përdoret për t’i bërë publicitet këngës ‘Çika e nanës’.

Ajo akuzoi Sahide Mustafën se po tenton t’i njollos karrierën siç tha ajo ‘me të pavërteta’. Deklaratat e tilla u mohuan shpejt nga Mustafa.

Nëpërmjet Instagramit Motrat Mustafa kanë falënderuar aktoren e cila në videoklipin e këngës ‘Çika e nanës’ luan rolin e nënës së tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat