Arsyeja përse Emina Cunmulaj po mendon mbylljen e Instagramit lidhet me fëmijët e saj ( dhe nuk ka faj)!!!

Mediale Vip

Arsyeja përse Emina Cunmulaj po mendon mbylljen e Instagramit lidhet me fëmijët e saj ( dhe nuk ka faj)!!!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:08
Emina Cunmulaj, Mia dhe Ella

Rrjetet sociale janë një mënyrë e jashtëzakonshme komunikimi dhe ndarje e eksperiencave, mendimeve, apo dëshirave me të tjerët. Por ndonjëherë, situate del jashtë kontrollit dhe ato nuk duken më aq të këndshme. Këtë ka përjetuar dhe Emina Cunmulaj. Disa persona që janë përdorues të adresave të rreme kanë shkruar për vajzat e saj, Mia dhe Ella, e kjo e ka shqetësuar modelen.

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fallco dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je. Sado që dua të të uroj të vuash, më vjen keq për ty, sepse fakti që nuk e ndjen lumturinë që unë provoj çdo ditë të bën njeriun e keq që je”,- ka thënë mes të tjerash ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat