Jessica Simpson bëhet nënë për herë të tretë

Mediale Vip

Jessica Simpson bëhet nënë për herë të tretë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 23:19
Jessica Simpson

Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj Eric Johnson janë bërë prindër të vogëlushes që e kanë quajtur Birdie Mae.

Lajmin se u bë sërish nënë e ka dhënë vetë Simpson në rrjetet sociale.

Këngëtarja dhe dizenjatorja Simpson kishte një shtatzëni të vështirë, madje ajo ishte shtrirë në spital për shkak të bronkitit.

Ajo kishte njoftuar se është shtatzënë në muajin shtator.

Ky lajm erdhi një vit pasi ajo kishte thënë në shoun e Ellen DeGeners se “asgjë nuk do të futet më në mitrën e saj” sërish duke lënë të nënkuptohet se ajo nuk donte edhe një fëmijë,.

Vogëlushja është fëmija i tretë për 38 vjeçaren Simpson dhe bashkëshortin e saj 39 vjeçar – ata kanë edhe vajzën Maxwell Drew, 6 dhe djalin Ace Knute, 5.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat